Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi pranë titullit, lufta për pozitat e tjera

Interi

Interi është shumë pranë titullit në Serie A, pasi prin me 78 pikë në elitën italiane. Për Interin do të ishte titulli i 21-të.

Por pesë xhiro pa u mbyllur kjo kampanjë në Itali, gara për pozitat e Championsit vazhdon të jetë e hapur dhe e fortë, njësoj si ajo për mbetje në elitë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Milani, Napoli, Juventusi, Como, Roma e Atalanta janë skuadrat që do të luajnë deri në fund të sezonit për njërën prej katër pozitave të para, që sigurojnë garën elitare evropiane në edicionin tjetër.

Interi luan në udhëtim te Torino të dielën nga ora 18:00, por Milan – Juventus është kryendeshja e xhiros së 34-t në Serie A. Derbi luhet të dielën nga ora 20:45.

Milani i ka 66 pikë, ndërsa Juventusi i ka tri më pak.

Ndeshja e parë e sezonit mes këtyre dy skuadrave në “Allianz Stadium” u mbyll pa gola.

Ndeshjet tjera të skuadrave pretendente për të shkuar në Champions janë Bologna – Roma, Genoa – Como dhe Cagliari – Atalanta.