Interi ka dominuar ndaj Venezias dhe me fitoren 5:1 të mërkurën mbrëma, ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Interi çështjen e fituesit thuajse e përfundoi në pjesën e parë me golat e Andy Dioufit, Francesco Pio Espositos dhe Marcus Thuramit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThuram e shënoi edhe një tjetër gol në pjesën e dytë për 4:0.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Richie Sagrado.
Ange-Yoan Bonny ndërkohë, e vendosi rezultatin përfundimtar për 5:1.
Portieri shqiptar, Alain Taho, ishte në bankën rezervë tek Interi, që në çerekfinale do të luajë me fituesin e ndeshjes Roma – Torino, që luhet më 13 janar të vitit të ardhshëm.