Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Infantino thotë se lojtarët do të përjashtohen nëse e mbulojnë gojën gjatë përplasjeve me kundërshtarë

infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka paralajmëruar se lojtarët do të përjashtohen me karton të kuq nëse ata mbulojnë gojën gjatë konfrontimit me kundërshtarë.

Çështja është bërë aktuale pasi Vinicius Junior i Real Madridit tha se është fyer në baza racore nga Gianluca Prestianni i Benficas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prestianni ka mohuar akuzat, por ai mbuloi gojën me fanellë derisa po diskutonte ashpër me Viniciusin, pas golit të brazilianit dhe festës së tij. Argjentinasi i ri u suspendua për ndeshjen e kthimit në Madrid.

Për rregullin, që tashmë po njihet si “rregulli Vinicius Jr” është diskutuar të shtunën nga IFAB, organi që vendos për rregullat e futbollit.

Masat mund të jenë në fuqi për Kupën e Botës.

“Nëse lojtari mbulon gojën dhe thotë diçka, dhe kjo ka pasoja raciste, atëherë ai duhet të përjashtohet nga loja. Kjo është e qartë”, ka thënë Infantino për “Sky Sports”.

“Duhet të ketë një supozim që ai ka thënë diçka që nuk do të duhej të kishte thënë, përndryshe nuk do të kishte arsye për të mbuluar gojën. Thjesht nuk mund ta kuptoj, nëse nuk keni diçka për të fshehur ju nuk e mbuloni gojën kur thoni diçka. Është kaq e thjeshtë. Ka veprime që mund të marrim që të jemi serioz në luftën kundër racizmit”, ka theksuar Infantino.