Federico Valverde shënoi “hat-trick” në mesjavë në Ligën e Kampionëve, në fitoren 3:0 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt.
Dhe i frymëzuar pas asaj fitoreje të madhe në ndeshjen e parë të një të tetës së finales, Real Madridi kthehet në La Liga ku është në ndjekje të lideres, Barcelonës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReali luan të shtunën nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu” ndaj Elches, ndërsa Barcelona ka punë të vështirë të dielën nga ora 16:15 me Sevillan në “Camp Nou”.
Ndeshjet i takojnë xhiros së 28-të.
Barcelona është e para me 67 pikë. Reali është i dyti me 63 pikë.
Elche është në kërkim të pikëve për të mbijetuar në La Liga edhe për një edicion. Zë vendin e 17-të me 26 pikë.
Në pozitë të mirë nuk është as Sevilla, që i ka 31 pikë në vendin e 14-të.
Pra kundërshtarët e Real Madridit dhe Barcelonës janë maksimalisht të motivuar.
Elche barazoi me Real Madridin, 2:2, në muajin nëntor, ndërsa Barcelona u mposht 4:1 në muajin tetor nga Sevilla.
Te Barcelona vëmendja do të jetë te Lamine Yamal. 18-vjeçari ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e fundit në La Liga.
Yamali e realizoi nga penalltia edhe golin e barazimit të Barcelonës, 1:1, ndaj Newcastlet në Champions të martën.
Real Madridi pritet të jetë pa Kylian Mbappen, i cili nuk ka luajtur prej 21 shkurtit. Te Reali të lënduar janë edhe Jude Bellingham e Eder Militao. Rodrygo do të mungojë për kohë shumë të gjatë.