Futboll

Humbje për Xhakën në miqësoren e parë

Granit Xhaka

Granit Xhaka e ka pësuar disfatën e parë me skuadrën e Sunderlandit. 

Sunderlandi të shtunën pasdite në ndeshje miqësore u mposht 1:0 nga Real Betisi. 

Xhaka e kompletoi ndeshjen. Për Kapitenin e Zvicrës ishte ndeshja e parë me fanellën e Sunderlandit. 
Golin e fitores për Betisin e realizoi Aitor Ruibal në minutën e 75-të. 

32-vjeçari këtë javë u transferua te klubi anglez nga Bayer Leverkuseni për 20 milionë euro. Me Sunderlandin ka firmosur për tri vjet. 

Mesfushori shqiptar te Leverkuseni qëndroi për dy edicione. Në vitin e parë fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë. 

Në vitin e dytë Xhaka me Bayer Leverkusenin doli nënkampion i Gjermanisë.

Në Premier League ka luajtur edhe për Arsenalin. Ishte nga viti 2016 deri në vitin 2023 dhe i luajti 225 ndeshje.