Lajmi për transferimin e mbrojtësit të Bournemouthit është bërë zyrtar të shtunën nga faqja zyrtare e klubit madrilen.
Reali dhe Bournemouthi u pajtuan për transferimin e mbrojtësit të talentuar, në mënyrë që ai të jetë sa më i përgatitur për Kupën e Botës për Klube.
Newcastle, Chelsea, Liverpooli dhe Arsenali ishin në mesin e skuadrave që shprehën interesim për shërbimet e 20-vjeçarit, i cili ka shkëlqyer me paraqitje në këtë kampanjë.
Huijsen do t’i luajë dy ndeshjet e fundit me Bournemouthin të martën kundër Manchester Cityt dhe kundër Leicester Cityt të dielën e ardhshme.
Ai do të jetë pjesë e Real Madridit deri në vitin 2025.
Holandezi Dean Huijsen e përfaqëson Spanjën, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Juventusi dhe Roma në Serie A.
Si futbollist është zhvilluar te të rinjtë e Malagas.
“Transferimi nga Bournemouthi, qendërmbrojtësi Huijsen është njëri prej të nominuarve për lojtarin më të mirë të ri në Premier League për edicionin 2024-25. Huijsen debutoi me Përfaqësuesen e Spanjës në muajin mars. Nga të rinjtë e Malagas në vitin 2021 nënshkroi për Juventusin, ndërsa debutoi kundër Milanit. Më pas i huazuar ishte te Roma para se t’i bashkohej Bournemouthit”, ka shkruar Real Madridi të shtunën.
Huijsen në 34 ndeshje të këtij edicioni ka realizuar tri gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me një asistim.