Futboll

Hoxha sërish vendimtar në derbin e zjarrtë kroat

Arbër Hoxha

Arbër Hoxha ka dhuruar tjetër paraqitje të jashtëzakonshme për Dinamo Zagrebin në derbin e zjarrtë kroat ndaj Hajdukut të Splitit. 

Hoxha realizoi gol në sekondat e fundit të ndeshjes për t’ia mohuar disfatën Dinamo Zagrebit.

Ndeshja mes Dinamo Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit përfundoi baras 1:1. 

Ky ballafaqim u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 16-të. 

Hajduku kaloi në epërsi në minutën e 68-të me golin që e shënoi Michele Sego. 

Hoxha shënoi gol në minutën e 12-të shtesë për t’i barazua shifrat dhe për t’ia siguruar një pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dinamos.

Goli