Arbër Hoxha ishte prej më të mirëve te skuadra e Dinamos së Zagrebit të enjten mbrëma, kur skuadra e madhe kroate e mposhti FCSB-në rumune, 4:1.
Ishte ndeshja e xhiros së parafundit e stinorit të rregullt në Ligën e Evropës.
Sulmuesi i krahut, Hoxha, asistoi në golin për 2:0, në minutën e 11-të.
Dion Beljo shënoi me asistim të tij. Beljo e shënoi edhe një një tjetër gol në pjesën e dytë, ndërsa Monsef Bakrar dhe Sandro Kulenoviq i shënuan dy golat tjerë.
Daniel Birligea e realizoi golin e vetëm për skuadrën rumune.
Hoxha, që u zëvendësua në minutën e 89-të, i ka dy asistime në këtë edicion të Ligës së Evropës.
Dinamo Zagrebi me këtë fitore tani i ka 10 pikë dhe është në zonën për avancim në fazën e plejofit.
FCSB-ja mbetet me gjashtë pikë.