Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Holanda publikon listën, ftohen vëllezërit Timber

koeman

Koeman

Selektori i Holandës, Ronald Koeman, e ka publikuar listën përfundimtare prej 23 futbollistëve për ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve. 

Javë më parë Koeman e publikoi listën preliminare me 35 futbollistë. Koeman ka vendosur që t’i ftojë vëllezërit Jurrien Timber dhe Quinten Timber. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbrojtësi i Arsenalit, Jurrien Timber është kthyer në përfaqësuesen e Holandës pas një kohe të gjatë. Ai i mungoi Holandës dhe Arsenalit për një vit pasi u përball me një lëndim të rëndë. Quinten është ftuar për herë të dytë te Holanda. Ai debutoi në ndeshjen miqësore ndaj Gjermanisë të zhvilluar në muajin mars. Jashtë listës kanë mbetur futbollistë të njohur si Memphis Depay, Georginio Wijnaldum dhe Frenkie de Jong. 

Holanda ndeshjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve do ta ketë ndaj Bosnjë-Hercegovinës më 7 shtator. Holanda është në Grupin 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Në grup me Holandën janë edhe Gjermania dhe Hungaria.