Klubi i madh finlandez, HJK Helsinki ishte shokuar në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së Konferencës. Kishte pësuar 4:0 nga NSI në Klaksvik të Ishujve Faroe.
Por Helsinki megjithatë nuk u dorëzua. Të enjten mbrëma luajti në shtëpi dhe ia doli të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë.
Koha e rregullt përfundoi 4:0, këtë herë në të mirë të Helsinkit. Madje golin e katërt finlandezët e shënuan në minutën e 94-t.
Në vazhdime, përkatësisht në minutën e tretë të vazhdimit të parë, Helsinki e shënoi golin për fitoren 5:0, përkatësisht për kualifikim në raundin e dytë.