Sulmuesi i Malishevës, Drilon Hazrollaj, pritet të bëhet transferimi i parë i skuadrës rumune, Rapid Bukuresht, për edicionin e ardhshëm.
Kështu ka raportuar të martën “ProSport”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHazrollaj për një vit është duke u përcjellë nga drejtues të Rapid Bukureshtit.
Raportohet se Hazrollaj i ka ndërprerë negociatat që ka pasur muajin e kaluar me klube nga Polonia dhe Ukraina.
Sipas faqes “Transfermarkt”, kartoni i Hazrollajt vlerësohet 800 mijë euro.
Edicionin e kaluar i shënoi 28 gola dhe asistoi 11 herë në 36 ndeshje.
Në edicionin aktual, 21-vjeçari për Malishevën ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar dy herë në 23 ndeshjet e luajtura.
Te Rapid Bukureshti karrierë kanë bërë edhe Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.