Betim Haxhimusa i Ferizajt është lojtari më i mirë i xhiros së fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.
“Yllin e Javës” e zgjedh FFK-ja përmes një komisioni të veteranëve.
Dhe për xhiron e 18-të është vendosur për Haxhimusën. Ai shënoi të dy golat e Ferizajt në fitoren 2:1 ndaj Llapit.
Për ferizajasit ishte fitore shumë e vlefshme.