Erdin Hashani është emëruar ndihmëstrajner i Afrim Tovërlanit te Prishtina.
Lajmin e ka bërë të ditur të martën klubi bardhekaltër.
“Hashani sjell me vete përvojë të vlefshme në rolin e trajnerit, duke udhëhequr më parë skuadra nga Liga e Parë si Vjosa, Vllaznia e Pozharanit dhe Flamurtari”, shkruan në njoftimin e Prishtinës.
Hashani ka pasur karrierë të mirë si lojtar në klube të ndryshme në Kosovë.