Futboll

Halili vazhdon kontratën me Ballkanin

Gentrit Halili

Qendërmbrojtësi Gentrit Halili e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Ballkanit. 

Halili do të jetë pjesë e klubit nga Suhareka deri në verën e vitit 2028. 

Lajmin për vazhdimin e kontratës e bëri të ditur Ballkani të premten mbrëma. 

23-vjeçari Halili te Ballkani u transferua në vitin 2023 nga Ferizaj. 

Me Ballkanin ka zhvilluar 74 ndeshje duke kontribuar me katër gola dhe një asistim. 

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Gentrit Halili ka rinovuar kontratën me FC Ballkanin dhe do të qëndrojë pjesë e ekipit tonë deri në vitin 2028. 23-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që nga viti 2023, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në mbrojtje dhe duke dhënë edhe kontribut në sulm kur është e nevojshme. Rinovimi i kontratës së tij është një sinjal i qartë për rëndësinë që ka për të ardhmen e Ballkanit dhe për rolin që do të vazhdojë të ketë në ndërtimin e sukseseve të ekipit”, ka shkruar Ballkani.