Futbollistja e Kosovës, Donjeta Halilaj, ka realizuar supergol për skuadrën e Beshiktashit.
Halilaj kontribuoi me një gol në fitoren 3:2 të Beshiktashit të dielën ndaj Fatih Vatan Sporit. Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit turk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçarja Halilaj e realizoi golin e epërsisë në minutën e dytë.
Halilaj me një driblim të bukur në zonën e 16-metërshit dhe me një goditje të fortë e mposhti portieren kundërshtare.
Për Halilajn ky ishte goli i pestë këtë edicion.
Beshiktashi ka 52 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Fatih Vatan Spori e zë vendin e tetë me 33 pikë.