Futboll

Hajdari shënon në Bundesligë

Albian Hajdari

Albian Hajdari e ka shënuar golin e parë në kampionatin elitar të Gjermanisë.

Pak javë pasi u zyrtarizua te Hoffenheimi, qendërmbrojtësi i Kosovës iu gëzua golit të parë.

Ai shënoi në minutën e 20-të ndaj Leipzigut.

Hajdari e realizoi golin për 1:1.

VIDEO:

Lojtarët e Kosovës vazhdojnë formën e lartë te Hoffenheimi

4 min. më parë / 8 nën 2025 17:29
Hoffenheim

Qendërmbrojtësi Albian Hajdari shënoi gol, ndërsa qendërsulmuesi Fisnik Asllani asistoi në një tjetër.

Dhe kështu dy futbollistët e rëndësishëm të Kosovës të shtunën konfirmuan formën e lartë që po e kalojnë te Hoffenheimi në Bundesligën gjermane. 

Deri në fund të ndeshjes luajti edhe futbollisti tjetër i Kosovës, mesfushori Leon Avdullahu, në fitoren 3:1 të Hoffenheimit ndaj Leipzigut.

Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së 10-të të Bundesligës.

Hajdari nga afërsia shënoi gol në minutën e 20-të dhe e barazoi rezultatin.

Në minutën e 67-të në lojë u inkuadrua Asllani.

Asllani në minutën e 77-të shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Dy minuta më vonë, Asllani dha pasim të mirë për Grischa Promelin, i cili me gjuajtje të saktë realizoi për 3:1.

Për Hajdarin ishte goli i parë i sezonit, qëkur u transferua te Hoffenheimi në verë nga Lugano për 5 milionë euro.

Ndërkohë për Asllanin ishte asistimi i tretë në 12 paraqitje në të gjitha garat. Ai i ka edhe gjashtë gola të shënuar, pesë në Bundesligë e një në Kupën e Gjermanisë.

Hoffenheimi në vendin e pestë ka 19 pikë, tri më pak se Leipzigu i vendit të tretë.

Asllani hyn si zëvendësues dhe lë gjurmë

19 min. më parë / 8 nën 2025 17:14
Fisnik Asllani

Pas golit të qendërmbrojtësit të Kosovës, Albian Hajdari, radha ishte për Fisnik Asllanin.

Asllani në ndeshjen ndaj Leipzigut, u inkuadrua në lojë te Hoffenheimi si zëvendësues nga minuta e 67-të.

23-vjeçari shënoi në minutën e 77-të fillimisht, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje.

Megjithatë, sulmuesi i talentuar i Kosovës asistoi në golin që e shënoi Grischa Promel, dy minuta më pas.

Asllani në formë të lartë në Bundesligë ka pesë gola e dy asistime në edicionin aktual.

Rezultati është 3:1 në të mirë të Hoffenheimit.

VIDEO: