Nazmi Gripshi ka shënuar edhe një gol tjetër dhe ka dhuruar një asistim për Astanan e Kazakistanit.
Me kontributin e tij dhe të tjerëve, Astana e siguroi plejofin e Ligës së Konferencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë mërkurën, Astana fitoi 6:1 ndaj Hunedoaras së Rumanisë në ndeshjen kthyese dhe avancoi në plejof me rezultatin e përgjithshëm 8:2.
Gripshi 27-vjeçar, i cili ka realizuar katër gola e dy asistime qëkur iu bashkua ekipit të Kazakistanit nga Ballkani i Suharekës, realizoi për 4:0 në minutën e 73-të, asistoi për 5:0 tre minuta më pas dhe u zëvendësua.
Në ndeshjen finale para fazës grupore, Astana luan me fituesin e ndeshjes Brann – St. Mirren.