Greqia e ka shënuar fitoren e dytë në kualifikimet për Botërorin 2026.
Greqia të shtunën e mposhti Skocinë në shtëpi me rezultatin, 3:2.
Golat për Greqinë i shënuan Anastasios Bakasetas, Konstantinos Karetsas dhe Christos Tzolis.
Ndërkohë për Skocinë golat i realizuan Ben Doak dhe Ryan Christie.
Skocia ka dhjetë pikë dhe renditet në pozitën e dytë në Grupin C. Greqia ka gjashtë pikë në pozitën e tretë. Grupit i prijnë Danimarka me 11 pikë.
Bjellorusia ka vetëm një pikë në pozitën e katërt.