Nico Gonzalez është huazuar nga Juventusi tek Atletico Madridi.
Lëvizja është zyrtarizuar të hënën, në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Argjentinasi kryesisht luan në krah, ndërsa më herët ishte te Stuttgarti e Fiorentina.
Me Argjentinën i ka 43 paraqitje e gjashtë gola. Huazimi i Gonzalezit është i vlefshëm deri në fund të edicionit.
Ai menjëherë ka udhëtuar për në Argjentinë për t’iu bashkuar përfaqësueses.