Dardan Shabanhaxhaj e shënoi golin e epërsisë për Rubin Kazanin në minutën e dhjetë.
Por goli i tij nuk mjaftoi, pasi Rubin Kazani pësoi më pas dy gola për ta humbur ndeshjen nga Akhmat Grozny me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje u zhvillua të shtunën mbrëma dhe i takoi javës së 19-të të elitës së futbollit rus.
Shabanhaxhaj u paraqit deri në minutën e 82-të dhe u zëvendësua me Marvin Çunin.
Ndeshjen te Rubin Kazani e kompletoi Mirlind Daku.
Ndërsa tek Akhmat Grozny mungoi Bernard Berisha për shkak të lëndimit.
23-vjeçari Shabanhaxhaj në 19 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime.
Rubin Kazani ka 26 pikë në pozitën e tetë kurse Akhmat Grozny ka dhjetë pikë më pak dhe zë vendin e 14-të.