Krahas dy asistimeve, Ermir Rashica e ka shënuar golin e dytë në kampionatin elitar të Ukrainës për skuadrën Metalist 1925.
Megjithatë, goli i 21-vjeçarit nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij që të shtunën u mposht 3:1 në shtëpi nga Zorya Luhansk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi xhiros së 12-të të Premier Leagues ukrainase.
Rashica realizoi nga penalltia në minutën e 31-të për 1:1.
Te Metalisti ndeshjen e kompletoi edhe Baton Zabërgja. Zabërgja mori ftesë nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e nëntorit te Kosova, ndërsa Rashica është ftuar te Shqipëria U21 nga përzgjedhësi Alban Bushi.
Metalist 1925 zë vendin e tetë me 17 pikë, dy më pak se Zorya Luhansk që zë vendin e shtatë.