Kampionia në fuqi e elitës së futbollit kosovar, Drita, ka fituar me vështirësi në udhëtim te skuadra e Ferizajt.
Të shtunën në stadiumin e qytetit në Ferizaj, Drita fitoi me rezultatin 1:0.
Drita, që në fund të muajit të kaluar e fitoi edhe trofeun e Superkupës së Kosovës pas triumfit ndaj Prishtinës, e mposhti Ferizajn me golin që e shënoi Kristal Abazaj.
Sulmuesi Abazaj golin e pestë të sezonit e realizoi në minutën e 50-të.
Rezultati më nuk ndryshoi.
Drita me fitore ngjitet në pozitën e tretë me 32 pikë, një më pak se Ballkani e Prishtina. Ballkani lider e ka një ndeshje më pak të luajtur. Të dielën luan në udhëtim te Gjilani nga ora 13:00.
Ferizaj ndërkohë mbetet në vendin e nëntë, përkatësisht të parafundit, me 19 pikë.