Futboll

Gol e asistim nga Muçi në fitoren e Trabzonsporit

ernest muci

Ernest Muçi ka vazhduar me formën e mirë këtë edicion në Superligën e Turqisë. 

Muçi sërish ishte protagonist në fitoren e Trabzonsporit duke shënuar një gol dhe duke kontribuar me një asistim. 

Trabzonspori e mposhti si mysafir Samsunsporin me rezultatin bindës 3:0. Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi javës së 21-të. 

Muçi bëri asistim të bukur te goli i parë të cilin e realizoi Paul Onuachu në minutën e 23-të. 

Ndërsa sulmuesi i Shqipërisë, Muçi, golin e shënoi në minutën e 91-të për 3:0 nga penalltia. Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë. 

24-vjeçari këtë edicion ka 12 gola dhe pesë asistime. 

Trabzoni ka 45 pikë në vendin e tretë. Samsunspori renditet në pozitën e shtatë me 30 pikë.