Medin Memeti ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër në kampionatin elitar të Australisë.
Por kontributi i sulmuesit 18-vjeçar, nuk i ka mjaftuar Melbourne Cityt ta shmangë disfatën e thellë.
Melbourne City të shtunën u mposht 6:2 në udhëtim te Macarthur FC.
Ndeshja i takoi xhiros së 14-t të A-Leagues australiane.
Memeti, i cili e kompletoi ndeshjen, tani ka dy gola e një asistim në kampionat.
Mbrojtësi Besian Kutleshi luajti në tërë pjesën e dytë te mysafirët.
Melbourne City pas 15 ndeshjeve të luajtura i ka 20 pikë.