Futboll

Gjyqtarja e FIFA-s kërcënohet me vdekje

Katia Garcia

Në ndeshjen e parë të Kupës së Ligës ndërmjet Monterreyt të Meksikës dhe Cincinnatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të luajtur më 1 gusht, ka pasur edhe kërcënime me vdekje. 

Kërcënimet kanë ardhur nga një tifoz i skuadrës meksikane, që e humbi duelin me rezultatin 3:2. 

Pas duelit, gjyqtarja 32-vjeçare Katia Garcia, ka reaguar në lidhje me kërcënimet që ajo ka marrë, duke i thënë se do t’ia vrasin edhe familjen. 

“Në Meksikë, në shtetin ku dhjetë gra vdesin çdo ditë, e ku vdesin 91 gra e burra çdo ditë, nuk duhet normalizuar dhuna. Dhuna nuk duhet të jetë e pranishme askund”, ka shkruar ajo në Instagram. 

Kanë reaguar edhe Federata e Futbollit e Meksikës si dhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. 

“Pa gjyqtarë nuk ka futboll. Duhet t’i mbrojmë dhe ta respektojmë rolin e tyre në sportin tonë. Në futboll dhe në shoqëri, nuk ka vend për abuzim, diskriminim apo dhunë”, ka deklaruar Infantino ndër të tjera. 

Garcia është gjyqtare me stemën e FIFA-s prej vitit 2019.