Gjykata Themelore në Prishtinë ka gjobitur me 600 euro trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, për kanosje ndaj gjyqtarit Genc Nuza.
Sipas vendimit që e ka publikuar vetë Nuza në Facebook, Batatina është dënuar për kanosjen që i kishte bërë pas ndeshjes me Prishtinën në Superligë më 31 gusht. “Do ta shifsh nga sot se a do të gjykosh më ndeshje të futbollit, do të kesh punë me mua personalisht, vetëm në qoftë se vdeksh do të shpëtosh”, është cituar të ketë qenë kanosja e Batatinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dënim thuhet se nëse Batatina nuk e paguan gjobën prej 600 euro për 30 ditë, atëherë ai duhet të mbajë një ditë burgim në vend të 20 eurove gjobë.
Nuza ka thënë në njoftim të vendimit se për çdo sulm, kërcënim, akuzë e shpifje ndaj tij, do t’u drejtohet organeve të drejtësisë.
Batatina ishte dënuar edhe nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit. Ai ishte dënuar me dy ndeshje moslojë. Ishte dënuar edhe me 500 euro.
