Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka shënuar gol të bukur me kokë në barazimin e Atalantas.
Atalanta të shtunën mbrëma në shtëpi barazoi 1:1 me Torinon në kuadër të javës së 23-të të Serie A.
Gjimshiti pas rivënies këndore shënoi gol në minutën e 35-të për epërsinë e vendësve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPesë minuta më pas, mysafirët i barazuan shifrat me golin që e shënoi Guillermo Maripan.
Atalanta kishte mundësinë që ta realizonte golin e dytë në minutën e 74-t, por sulmuesi italian, Mateo Retegui, e humbi penalltinë.
Gjimshiti e kompletoi ndeshjen te vendësit dhe ishte më i miri në fushë.
Te Torino nuk u paraqit mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, për shkak të një lëndimi muskulor.
Për 31-vjeçarin Gjimshiti ky ishte goli i dytë këtë edicion në të gjitha garat.
Atalanta ka 47 pikë dhe është në vendin e tretë.
Torino renditet në mesin e tabelës me 27 pikë.
A lethal header from Berat Djimsiti gives Atalanta a deserved lead against Torino. 💪 pic.twitter.com/ES4pi3OHkg
— Atalanta BC News (@AtalantaBC_News) February 1, 2025