Futboll

Gjilani vazhdon me përforcime

gjl

Gjilani ka njoftuar të mërkurën se e ka përforcuar skuadrën me futbollistin Mehdi Çobaj. 

Skuadra gjilanase ka shkruar se ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027. 

Çobaj është transferuar nga Vllaznia e Shkodrës, ndërsa me këtë skuadër ka dy trofe të fituar. 

“25-vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut ka qenë gjithashtu edhe reprezentues i Kombëtares shqiptare në moshat e 21-vjeçarëve. Çoba është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit, Syart Rrahmani, i cili i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese”, ka shkruar Gjilani të mërkurën. 

Çobaj do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit më 1 korrik në fazën përgatitore, që nis në Gjilan.