Gjiganti kroat i futbollit, Dinamo Zagreb, ka shprehur interesim për futbollistin e Lirisë së Prizrenit, Mamadou Cissokho, ka mësuar KOHA të premten.
Cissokho te Liria u transferua në formë huazimi nga Manisa turke, ndërsa ka qenë prej më të mirëve te ekipi prizrenas. Pavarësisht paraqitjeve të tij të mira, Liria nuk e siguroi mbijetesën në Superligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSenegalezi Cissokho 23-vjeçar, që luan si mesfushor defensiv, por edhe si qendërmbrojtës e mbrojtës i krahut të djathtë, ka marrë edhe vëmendjen e Partizanit të Beogradit dhe disa skuadrave tjera.
Ai për Lirinë në edicionin aktual ka zhvilluar 13 paraqitje.
LEXO EDHE: