Portierit të Bayernit, Manuel Neuer, i është kërkuar kthimi në përfaqësuese të Gjermanisë. Kështu ka raportuar të mërkurën gazeta e madhe gjermane “Bild”.
Portieri i parë i Gjermanisë, Marc-Andre ter Stegen nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion për Barcelonën për shkak të një operacioni në shpinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNeuer u pensionua nga Gjermania në gusht të vitit të kaluar.
Në total, ai luajti 124 ndeshje për ekipin e parë të Gjermanisë, që është rekord.
Ai nisi karrierën e tij me Gjermaninë më 2 qershor të vitit 2009.
Neuer ishte kapiten i Gjermanisë në 61 ndeshje. Vetëm Lothar Matthaus ka mbajtur më shumë shiritin e kapitenit te Gjermania.