Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjashtë ekipe angleze, asnjë fitore

PSG _ Chelsea

Foto: Associated Press

Premier League angleze ka më së shumti skuadra në Ligën e Kampionëve në një të tetën e finales. Pesë prej tyre përfunduan në tetë pozitat e para dhe kishin avancim direkt në këtë fazë të garës. Skuadra e vetme që luajti në plejof ishte Newcastle. 

Por asnjëra prej këtyre skuadrave të mbetura në Champions, nuk realizoi fitore në ndeshjet e para. Tri prej tyre janë pranë eliminimit pas disfatave shumë të thella.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Eksperti i “Sky”, Dietmar Hamann, thotë se të gjitha këto skuadra angleze mund të eliminohen. 
Chelsea, Manchester City dhe Tottenhami mund të eliminohen pasi të tria janë në disavantazh prej tri golave. 

Chelsea u mposht 5:2 nga PSG-ja, Tottenhami po ashtu 5:2 humbi nga Atletico Madridi, derisa Mnachester City u mposht nga Real Madridi, 3:0.