Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gatti nuk do të jetë gati për rreth një muaj

Federico Gatti

Juventusi ka konfirmuar se Federico Gatti ka pësuar lëndim në menisk të martën mbrëma në fitoren 2:0 ndaj Udineses dhe se qendërmbrojtësi italian do të operohet. 

Gatti ka bërë teste më të detajuara mjekësore dhe më pas Juventusi ka njoftuar për lëndimin e tij. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas “Sky Sport”, Gatti do të jetë jashtë fushës për rreth një muaj. 

27-vjeçari ka luajtur në 14 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion. 

I ka realizuar dy gola, një në Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve. 

Juventusi për duelin ndaj Napolit në udhëtim, të dielën, do të jetë edhe pa dy qendërmbrojtësit e tjerë, Gleison Bremer dhe Daniele Rugani.