Kushtrim Gashi do të paraqitet te Dukagjini i Klinës gjatë edicionit 2025/2026 të Superligës së Kosovës në futboll.
“Gashi ka një karrierë te pasur me disa klube si FC Prishtina, FC Ballkani, KF Vëllaznimi, Besa dhe Istogu. 32-vjeçari tek ne vjen pas nj sezoni te kaluar te skuadra nga Ulgini, Otrant-Olympic. Gashi do te shtoje force dhe stabilitet ne mesfushën tonë. Mire se erdhe Kushtrim dhe suksese me fanellën tonë!”, shkruan në njoftim.
Ekipi Dukagjinit drejtohet nga trajneri Ismet Munishi.