Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Garë dramatike për inkuadrim në Superligën e Kosovës

Vushtrria

Plot gjashtë ekipe të Ligës së Parë, përkatësisht kategorisë së dytë të futbollit kosovar, do ta kërkojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Gara e fortë do të vendoset të shtunën, në xhiron e fundit të kampionatit.

Dy skuadrat e para inkuadrohen direkt në Superligë, ndërsa skuadra e vendit të tretë dhe ajo e vendit të katërt e luajnë barazhin e Ligës së Parë. Fituesi i këtij barazhi më pas luan me skuadën e vendit të tetë të Superligës.

Gjithçka është ende e hapur.

Vushtrria është e para me 72 pikë. Feronikeli 74 dhe Dinamo e Ferizajt janë në vendin e dytë e të tretë me nga 71 pikë. Vëllaznimi i katërti i ka 70 pikë, ndërsa Liria e pesta i ka 68 pikë. Trepça ’89 e gjashta i ka 67 pikë.

Kryendeshja e kësaj fundjave luhet në terrenin me bar sintetik në Gjakovë, ndërmjet Vëllaznimit dhe Vushtrrisë.

Edhe Llapi e Dinamo luajnë për Superligë Futboll 1 muaj më parë Llapi e Dinamo luajnë për Superligë

Feronikeli 74 luan në udhëtim te Ramiz Sadiku, Dinamo në shtëpi përballet me Lirinë, në një tjeter ndeshje shumë të rëndësishme.

Ndërkohë, Trepça ’89 përballet me Rilindjen 1974.