Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gara për titull në Angli vazhdon me ndeshje të forta

Arsenal

Aston Villa do të ketë ndeshje shumë të vështirë në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat të shtunën.

Ndeshja i takon Premier Leagues, ku gara për titull është shumë e fortë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Chelsea – Aston Villa luhet të shtunën nga ora 18:30. 

Aston Villa e trajnerit Unai Emery është e treta me 36 pikë, ndërsa Chelsea e Liverpooli në vendin e katërt e të pestë kanë nga 29 pikë. 

Villa ka dhjetë fitore rresht në të gjitha garat. Është hera e parë që e arrin një sukses të tillë që prej vitit 1994. Lojtari më në formë aktualisht te Villa është Morgan Rogers, që ka qenë i përfshirë në 11 gola në 15 ndeshjet e fundit. 

Lider është Arsenali me 39 pikë, dy më shumë se Manchester City. 

Për të mbetur në krye të tabelës, “topçinjtë” duhet ta mposhtin Brightonin të shtunën nga ora 16:00, ndërsa City i Pep Guardiolës në formë të lartë, luan në udhëtim te Nottingham Foresti, po të shtunën nga ora 13:30.

Liverpooli, që së fundmi është goditur me lëndimin e Alexander Isakut, do të luajë të shtunën nga ora 16:00 me Wolverhamptonin, skuadrën e vendit të fundit në tabelë. Wolvesi është skuadra më e dobët me vetëm dy pikë. 

Liverpoolit për një kohë do t’i mungojë edhe sulmuesi Mohamed Salah, që është i angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës me Egjiptin. 

Këto ndeshje i takojnë xhiros së 18-të të elitës së futbollit anglez.