Goli i shënuar nga mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, nuk i ka mjaftuar Widzew Lodzit. Widzew Lodzi të premten mbrëma u mposht 2:1 në shtëpi nga skuadra Pogon Szczecin. Kjo ndeshje i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit polak.
Gallapeni e realizoi golin e epërsisë për vendësit në minutën e 21-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor skuadra Pogon Szczecin më pas i realizoi dy gola të tjerë për t’i fituar tre pikët shumë të vlefshme.
Për Gallapenin ky ishte goli i parë i shënuar me fanellën e Lodzit. Ai u paraqit deri në minutën e 71-të dhe ishte më i dalluari te skuadra e tij.
Deri në minutën e 71-të te Lodzi u paraqit edhe Juljan Shehu. Ndërsa Lindon Selahi luajti deri në minutën e 88-të.
20-vjeçari Gallapeni te Lodzi u transferua në afatin kalimtar të kësaj vere nga Prishtina për 250 mijë euro.