Ai nuk ka luajtur asnjë minutë në stinorin pranveror për Lodzin dhe stafi i trajnerëve ka miratuar huazimin e Gallapenit tek ekipi që lufton për titull të kampionit në Poloni.
Wisla Plock zë vendin e dytë me 33 pikë, tri më pak se Jagiellonia e vendit të parë.
Lodzi është në garë për mbijetesë. Z|ë vendin e 15-të me 23 pikë.
Mediumet në Poloni kanë raportuar se huazimi do të zgjasë deri më 30 qershor dhe do të përfshijë opsionin e blerjes së kartonit nga Wisla Plocku.
Gallapeni iu bashkua Lodzit në korrik të vitit 2025 dhe bëri 10 paraqitje këtë edicion në “Ekstraklasa”, duke shënuar një gol. Ai ka kontratë me Lodzin deri në vitin 2029.
Ekipit polak iu bashkua nga Prishtina për 300 mijë euro verën e kaluar, ndërsa vlera e tij është rritur në 2.5 milionë euro falë paraqitjeve të mira me Kosovën.