Galatasray ka shënuar fitoren e gjashtë në po aq ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Superligën e Turqisë. Gjiganti turk mposhti të hënën mbrëma Konyasporin me rezultat 3:1. Ndeshja u zhvillua në Stamboll dhe i takoi javës së gjashtë të Superligës turke të futbollit.
Yunus Akgun në minutën e 23-të, Mauro Icardi në minutën e 45-të dhe Lucas Torreira në minutën e 64-t shënuan golat për Galatasarayn, kurse golin e nderit për Konyasporin e shënoi Mehmet Ymut Nayir në minutën e 80-të.
Enis Bardhi luajti deri në minutën e 88-të për Konyasporin, që zë vendin e nëntë me shtatë pikë.
Me fitore, Galatasray është shkëputur në tabelë me 18 pikë. Ka gjashtë pikë më shumë se Goztepe dhe Fenerbahçe.