Me ndeshjen Feronikeli 74 – Gjilani fillon xhiroja e 32-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje zhvillohet të premten në Drenas nga ora 15:00.
Derisa Feronikeli 74 është i fundit dhe pa gjasa për mbijetesë, pikët janë shumë të vlefshme për Gjilanin. Gjilani renditet i pesti me 42 pikë dhe është në garë për dalje në Evropë nga vendi i tretë.
Të shtunën janë ndeshjet Prishtina – Ballkani dhe Malisheva – Dukagjini, ndërsa të dielën zhvillohen takimet Drita – Llapi dhe Suhareka – Ferizaj.
Deri në fund të edicionit në Superligë kanë mbetur edhe pesë xhiro.