Futboll

Fullkrugut iu vodhën stoli dhe ora me vlerë 500 mijë euro

Niclas Fullkrug

Sulmuesit të Milanit, Niclas Fullkrug, iu vodhën stoli dhe ora me vlerë gjysmë milioni euro gjatë një grabitjeje në dhomën e tij të hotelit.

Sulmuesi 32-vjeçar është ende në kërkim të në apartamenti pas transferimit të tij te Milani.

Prandaj, ai aktualisht po qëndron në një hotel pranë panairit të Milanos.

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport” dhe “Bild”, grabitja ndodhi javën e kaluar.

U vodhën stoli dhe ora me vlerë gati 500 mijë euro.

Fullkrug e vuri re vjedhjen vetëm disa ditë më vonë.

Vendi i ngjarjes po hetohet. Hetuesit mjeko-ligjorë kanë kontrolluar zonën. Autorët e krimit nuk janë identifikuar ende. Sendet me vlerë gjithashtu mbeten të zhdukura për momentin.