Paris Saint-Germaini i është bashkuar Interit në finalen e Ligës së Kampionëve. Kampioni francez në gjysmëfinalen interesante e eliminoi skuadrën angleze, Arsenal.
Pas fitores 1:0 në Londër, PSG-ja të mërkurën mbrëma fitoi 2:1 në “Parkun e Princave”. Dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:1 parisienët siguruan paraqitjen në finalen e 31 majit në Munih.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsenali ka sulmuar më shumë, ka krijuar më shumë raste, por ishin vendasit që ishin më konkretë për tjetër fitore ndaj ekipeve angleze.
Fabian Ruiz shënoi për 1:0 në të mirë të Parisit, në minutën e 27-të. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë, ndonëse “topçinjtë” rrezikuan disa herë.
Pjesa e dytë ishte plot aksion.
Portieri i Parisit, Gianluigi Donnarumma bëri pritje vendimtare para se Vitinha të dështonte nga pika e bardhë. Penallti për Parisin u dha pas rishikimit të VAR-it, për lojë me dorë. Vitinha në minutën e 69-të gjuajti penalltinë, por zbehtë. Dhe David Raya i Arsenalit ndali goditjen e tij.
Megjithatë, vetëm tre minuta më pas, PSG-ja shënoi për 2:0. Achraf Hakimi realizoi me goditje të bukur nga zona në minutën e 72-të.
Bukayo Saka ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 76-të. Por pak minuta më pas ylli i Arsenalit humbi rast të mirë për të barazuar rezultatin. Dhe kështu ndeshja thuajse përfundoi për Arsenalin, ndonëse skuadra e Mikel Artetas nuk ndali përpjekjet deri në fund.
Parisi për herë të dytë është kualifikuar në finale të Championsit. Në finalen e vitit 2020 kishte humbur 1:0 nga Bayerni.
Formacioni i PSG-së:
Donnaruma, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz, Barcola, Doue, Kvaratskhelia
Formacioni i Arsenalit:
Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Odegaard, Partey, Rice, Saka, Merino, Martinelli

UEFA vendos për lojtarin më të mirë të ndeshjes
Gianluigi Donnarumma bëri pritje vendimtare në ndeshjen ndaj Arsenalit, por italiani megjithatë nuk ishte më i dalluari i ndeshjes.
Ekspertët e UEFA-s e kanë shpallur më të mirin lojtarin e krahut të djathtë të Parisit, Achraf Hakimin.
Hakimi e shënoi një gol, kishte tri ndërhyrje dhe katër topa të rikuperuar. Hakimi ka vrapuar 11,2 kilometra, ndërsa sipas ekspertëve të UEFA-s e kishte paraqitjen më të mirë në fitoren 2:1 të Parisit ndaj Arsenalit.
Saka shënon gol, Arsenali ngushton rezultatin
Arsenali ka shënuar për të ngushtuar rezultatin në 2:1 në ndeshjen me PSG-në.
Bukayo Saka shënoi në minutën e 76-të.
⚽️ GOAL: Bukayo Saka
🇪🇺 PSG 2-1 Arsenalpic.twitter.com/Y0rCWY57gA
Gol i bukur nga Hakimi, Parisi me një këmbë në finale
Achraf Hakimi ka shënuar gol të bukur për epërsinë 2:0 të PSG-së ndaj Arsenalit.
Hakimi shënoi në minutën e 72-të.
Golazo de Hakimi
PSG 2-0 Arsenal.
C’EST FINI. #ChampionsLeague
pic.twitter.com/U9JQI20ysb
Raya pret penallti
Portieri David Raya ka pritur penallti për të mbajtur Arsenalin në lojë.
Në minutën e 69-të Vitinha gjuajti zbehtë nga pika e bardhë, ndërsa Raya ndali goditjen e tij.
Penalltia u dha pas rishikimit të VAR-it, për lojë me dorë.
PSG-ja vazhdon të udhëheq 1:0.
Arsenali rastet, PSG-ja golin
Arsenali pati start të furishëm në ndeshjen kthyese në Francë ndaj Paris Saint-Germainit.
Pati tri raste të mira shënimi, por nuk arriti të shënojë.
Në mundësinë e parë, PSG-ja kaloi në epërsi me golin e bukur të Fabian Ruizit në minutën e 27-të.
PSG-ja ndeshjen e parë në Londrën veriore e fitoi 1:0.
Tani është duke udhëhequr 2:0 me rezultat të përgjithshëm dhe është pranë kalimit në finale.
Acerbi të martën, Ruizi të mërkurën
Të martën mbrëma, Francesco Acerbi e shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve, në gjysmëfinalen kthyese ndaj Barcelonës.
Një ditë më pas, të mërkurën mbrëma, Fabian Ruizi e regjistroi të njëjtin sukses.
Goli i parë i Ruizit në Champions ishte i jashtëzakonshëm.
PSG-ja në epërsi, shënon Ruiz
PSG-ja ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Arsenalit.
Golin e epërsisë 1:0 e shënoi në minutën e 27-të, Fabian Ruiz.
Është ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ndërsa po luhet në Paris.
🚨🇪🇺 GOAL | PSG 1-0 Arsenal | Fabian Ruiz
FABIAN RUIZ OPENS THE SCORING FOR PSG !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/wtDX7EYHsE— Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 7, 2025
Arsenali me fat, PSG-ja qëllon shtyllën
Khvicha Kvaratskhelias e pati rastin më të mirë për Paris Saint-Germainin.
Gjeorgjiani në minutën e 17-të pasi pranoi topin nga Desire Doue, gjuajti menjëherë dhe e qëlloi shtyllën pingule.
Ishte mundësia më e mirë në ndeshje, pas 20 minutave lojë.
NA TRAVE! Que capricho a finalização do Kvaratskhelia que carimba a trave do Raya. #ChampionsLeague #PSGARSpic.twitter.com/VDdBouPbP0
Superpritje e Donnarummas
Portier Gianluigi Donnarumma sërish e ka shpëtuar portën e Paris Saint-Germainit.
Në minutën e tetë, ai priti për mrekulli gjuajtjen shumë të fuqishme të kapitenit të Arsenalit, Martin Odegaard.
Donnarumma pas pritjes mbeti i lënduar.
Mbetet të shihet nëse do të mund ta vazhdojë lojën.
Arsenali me dy raste të shpejta
Arsenali e ka pasur dy mundësi të mira në ndeshjen ndaj PSG-së, në gjysmëfinalen kthyese të Championsit.
Declan Rice provoi me gjuajtje me kokë nga zona, por topi shkoi afër shtyllës pingule.
Rasti i parë i rrezikshëm u shënua në minutën e tretë.
Një minutë më vonë, Gabriel Martinelli rrezikoi me gjuajtje po nga zona pas një tollovie të krijuar, por ishte portieri Gianluigi Donnaruma reagoi mirë.