Chelsea e ka mposhtur Real Betisin të mërkurën mbrëma në finalen e Ligës së Konferencës dhe ka shkruar historinë.
Skuadra e madhe angleze fitoi përballë asaj spanjolle me rezultatin 4:1 dhe është bërë ekipi i parë evropian që triumfon në pesë garat madhore të organizuara nga UEFA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea tani ka të fituar dy Liga të Kampionëve, dy Liga të Evropës, dy Superkupa të Evropës dhe dy herë ka triumfuar në Kupën e fituesve të Kupave.
Abde Ezzalzouli shënoi për Real Betisin në minutën e nëntë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndonëse spanjollët kishin edhe disa mundësi tjera shënimi.
Rikthimi i Chelseat u bë në pjesën e dytë, falë edhe zëvendësimeve të trajnerit Enzo Maresca.
Enzo Fernandez i barazoi shifrat në minutën e 65-të, ndërsa Nicolas Jackson realizoi pesë minuta më vonë për 2:1.
Në të dyja golat, asistues ishte Cole Palmer.
Për 3:1 realizoi zëvendësuesi Jadon Sancho, shtatë minuta para fundit, kurse golin e fundit e shwnoi mesfushori Moises Caicedo.
Finalja u luajt në “Wroclaw Stadium” në Poloni.
Edhe për Premier Leaguen ishte sezon historik. Pesë klube të ndryshme fituan trofe.
Liverpooli e fitoi Premier Leaguen, Crystal Palace e fitoi Kupën FA. Kupën e Ligës e fitoi NeWcastle Unitedi, ndërsa Tottenhami triumfoi në Ligën e Evropës.
Për Real Betisin ishte finalja e parë evropiane, por e pasuksesshme.
Chelsea ka dominuar në gjithë edicionin.
Aventurën në këtë garë e ka bërë pas vizitave në Kazakistan, Zvicër, Greqi, Gjermani, Danimarkë e Suedi, ndërsa në Poloni ishte udhëtimi i dytë i këtij sezoni.
Dhe trofeun e Ligës së Evropës do ta marrë me vete në Londër.
Caicedo vulos triumfin e Chelseat
Mesfushori Moises Caicedo ka realizuar për Chelsean në minutën e parë të shtesës për rezultatin 4:1.
Ishte edhe goli që vendosi fituesin e finales së Ligës së Konferencës.
Sancho realizon supergol, Chelsea afër triumfit
Jadon Sancho ka shënuar supergol për 3:1 në të mirë të Chelseat në minutën e 83-të.
Sancho realizoi me goditje të saktë nga zona.
Tjetër gol nga Chelsea
Për pesë minuta, Chelsea ka shënuar dy gola në finale ndaj Real Betisit.
Nicolas Jackson e shënoi golin për 2:1, në minutën e 70-të. Ne të dyja golat, asistues ishte Cole Palmer.
🚨GOAL | Chelsea 2-1 Real Betis | Nicolas Jackson ⚽
NICOLAS JACKSON HAS GIVEN CHELSEA THE LEAD !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! COLE PALMER WITH THE ASSIST AGAIN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/nHOK7ZoDVo— FÚTBOL HUB 𝕏 (@futbolhub7) May 28, 2025
Chelsea barazon rezultatin
Pas presionit të madh në pjesën e dytë, Chelsea ka arritur ta barazojë rezultatin.
Mesfushori Enzo Fernandez, shënoi me goditje të saktë me kokë për 1:1.
Argjentinasi realizoi në minutën e 65-të.
🚨🏆 GOAL | Chelsea 1-1 Real Betis | Enzo Fernandez pic.twitter.com/bVe1KbD8dg
— Football News 247 (@FOOt_TV_) May 28, 2025
Chelsea rrit ritmin e lojës, kërkon golin e barazimit
Chelsea ka rritur ritmin e lojës në fillimin e pjesës së dytë dhe është në kërkim të golit të barazimit ndaj Real Betisit.
Por edhe pas një ore lojë, rezultati mbetet i pandryshuar.
Betisi është duke fituar 1:0.
Betisi i afrohet trofeut të parë evropian
Real Betisi i është afruar fitimit të trofeut të parë evropian.
Pas pjesës së parë në finale të Ligës së Konferencës është duke udhëhequr 1:0 ndaj Chelseat.
Abde Ezzalzouli e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë në minutën e nëntë.
Finalja po luhet në Wroclaw të Polonisë.
Chelsea shpëton pa e pranuar golin e dytë
Chelsea ka shpëtuar pa e pranuar golin e dytë, në dy raste të mira që i pati Real Betisi.
Fillimisht, në minutën e 13-të, mbrojtësi Marc Bartra gjuajti fuqishëm , por ka qenë reagimi i shkëlqyer i portierit të Chelseat, Filip Jorgensen, që nuk lejoi të mposhtej.
Më pas në minutën e 21-të, edhe Johnny Cardoso ishte në pozitë të mirë për të realizuar. Megjithatë, tentimi i tij përfundoi mbi portë.
Rezultati pas 23 minutave është 1:0 në të mirë të skuadrës spanjolle.
Befasi në Poloni, Betisi në epërsi ndaj Chelseat
Real Betisi ka kaluar në epërsi ndaj Chelseat në minutën e nëntë, në finale të Ligës së Konferencës.
Për skuadrën spanjolle shënoi marokeni Abde Ezzalzouli.
Ai realizoi me gjuajtje të fuqishme nga zona
Formacionet zyrtare të finales Real Betis – Chelsea
Nga ora 21:00 në “Stadion Wroclaw” të Wroclawit në Poloni nis finalja e Ligës së Konferencës.
Kjo do të jetë përballja e tretë zyrtare mes Chelseat dhe Betisit.
Chelsea i Jose Mourinhos në edicionin 2005-06 në fazën grupore të Championsit kishte fituar 4:0 në “Stamford Bridge”. Golat i kishin shënuar Didier Drogba, Ricardo Carvalho, Joe Cole dhe Hernan Crespo.
Dy javë më vonë, Betisi që luante në kampanjën e vetme të Championsit, kishte fituar ndaj “bluve”, 1:0.
Goli i Danit e kishte vendosur sfidën e zhvilluar në “Estadio Benito Villamarin”.
Tani këto dy skuadra takohen sërish, tani për të fituar trofe evropian.
Formacionet zyrtare:
Formacioni i Real Betisit:
Adrian, Sabaly, Bartra, Natan, Rodriguez, Fornals, Isco, Cardoso, Antony, Bakambu, Ezzalzouli
Formacioni i Chelseat:
Jorgensen, Cucurella, Badiashile, Chalobah, Gusto, Caicedo, Fernandez, Pedro Neto, Palmer, Madueke, Jackson