Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se humbja ndaj Turqisë në finale nuk ka qenë e lehtë për ekipin, por ka kërkuar që fokusi tashmë të zhvendoset te e ardhmja dhe zhvillimi i skuadrës.
Në një konferencë për media, trajneri gjerman theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të punojë dhe të përmirësohet në vazhdimësi, duke i shfrytëzuar ndeshjet e ardhshme.
“Sigurisht se nuk ka qenë e lehtë që e kishim humbjen nga Turqia në finale. Duhet të vazhdojmë tutje, të shikojmë para, të punojmë së bashku. Duhet të zhvillohemi tutje së bashku”, deklaroi Foda.
Ai shtoi se ndeshjet e radhës do të kenë rëndësi të madhe për përgatitjen e ekipit para sfidave në Ligën e Kombeve.
“Ndeshjet e radhës do t’i shfrytëzojmë. Janë ndeshje që na përgatisin për ndeshjet e Ligës së Kombeve”, u shpreh ai.
Edhe
Foda: Edhe pse është miqësore duam të fitojmë
Foda nënvizoi se objektivi afatgjatë i Kosovës mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian të vitit 2028.
“Qëllimi afatgjatë është që të vazhdojmë të zhvillohemi. Qëllimi më i madh është të kualifikohemi në ‘Euro 2028’. Do të punojmë fort për ta arritur këtë”, përfundoi selektori i Kosovës.