Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është munduar ta minimizojë reagimin e Lamine Yamalit pas zëvendësimit në fund të ndeshjes me Eintracht Frankfurtin. Ndeshja e Championsit, e luajtur të martën mbrëma, përfundoi 2:1 për Barçën.
Yamali u zëvendësua në minutën e 89-të nga Roony Bardghji. Yamali nuk dukej i lumtur pasi u zëvendësua.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E zëvendësuam Laminen pasi ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe ishte vonë në ndeshje”, ka Flick.
“Nëse ai ishte pak i bezdisur, atëherë e kuptoj plotësisht dhe më pëlqen. Edhe unë isha lojtar. Është plotësisht e pranueshme, nuk është problem”.
Yamali u ndëshkua me të verdhë në minutën e 56-të dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në Champions.