Ylli kroat i futbollit, Luka Modriq, ka arritur në qytetin e Milanos për t’i përfunduar kontrollimet mjekësore para se t’i bashkohet klubit AC Milan.
Të hënën në mëngjes Modriq i ka treguar përshtypjet e para.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ka sfida të mëdha përpara meje. Do të kem kohë të flas për të gjitha këto”, ishin fjalët e para të Modriqit pasi arriti në Malpensa, raporton “La Gazzetta dello Sport”.
39-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi deri në verën e vitit 2027.