Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, ka mbetur jashtë tetëshes së parë që siguron kalimin direkt në një të tetën e finales. Kalimin tutje PSG-ja do ta kërkojë nëpërmjet plejofit të fazës nokaut të Championsit.
Parisi të mërkurën barazoi 1:1 me Newcastlen, që po ashtu do të paraqitet në plejofin e fazës nokaut, pasi zë vendin e 11-të me 14 pikë sa ka edhe PSG.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitinha shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e tetë, ndërsa në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Newcastle barazoi shifrat në 1:1, rezultat me të cilin përfundoi takimi.
Joe Willock shënoi golin e barazimi 1:1.