Borussia Dortmundi e ka shënuar fitoren e gjashtë rresht në Bundesligën gjermane.
Dortmundi të premten fitoi thellë 4:0 ndaj Mainzit në kuadër të javës së 22-të.
Golin e parë e shënoi Serhou Guirassy në minutën e dhjetë. Pesë minuta më pas, Maximilian Beier, shënoi për 2:0.
Guirassy e realizoi edhe golin e tretë në minutën e 42-të.
Ndërsa Dominik Kohr shënoi autogol në minutën e 84-t për 4:0.
Dortmundi me fitore mban hapin në garën për titull kampioni. Ka 51 pikë në vendin e dytë. Tri pikë më shumë ka Bayern Muncheni në pozitën e parë. Por Bayerni e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Mainzi e zë vendin e 14-t me 21 pikë.