Borussia Dortmundi e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë.
Dy golat e shënuar në pjesën e parë i kanë mjaftuar Dortmundit që t’i arkëtojë pikët e plota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Verdhezinjtë” fituan 2:0 në udhëtim te Heidenheimi. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të elitës së futbollit gjerman.
Serhou Guirassy shënoi për 1:0 në minutën e 34-t. Për sulmuesin nga Guinea ishte goli i pestë i shënuar në të gjitha garat.
Në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë, Maximilian Beier, e shënoi golin e fundit.
Vendësit nga minuta e 22-të ishin me një futbollist më pak në fushë pasi sulmuesi Budu Zivzivadze u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Për Heidenheimin ishte disfata e dytë radhazi. Dortmundi në ndeshjen hapëse të edicionit të ri barazoi 3:3 me St. Paulin.