Atletico Madridi ka shënuar fitore të vështirë ndaj Valencias të shtunën në La Liga.
Ndeshjen e xhiros së 16-të, skuadra e udhëhequr nga trajneri Diego Simeone, e fitoi 2:1. Ishte fitorja e parë në La Liga për Atletico Madridin pas dy humbjeve rresht. Ndërkohë, në mesjavë, Atletico fitoi edhe ndaj PSV Eindhovenit në udhëtim, 3:2, në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoke dhe Antoine Griezmann i shënuan golat e fitores për vendësit, ndërsa Lucas Beltran e realizoi golin e vetëm për mysafirët.
Francezi Griezmann e shënoi golin e fitores në minutën e 74-t. Ai hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 59-të.
Atletico Madridi në vendin e katërt tani ka 34 pikë, ndërsa Valencia mbetet me 15 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.