Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e madhe e Romës në derbin e zjarrtë ndaj Lazios

Roma

Foto: Associated Press

Roma ka shënuar fitore të madhe të dielën në xhiron e 37-të të Serie A të Italisë, të parafundit për këtë sezon.

Roma e mposhti 2:0 rivalin lokal, Lazion, në derbin e zjarrtë.

Me këtë fitore, Roma është ngjitur në pozitën e katërt, të fundit që dërgon në Champions në edicionin tjetër.

I ka 70 pikë, sa ka edhe Milani në pozitën e tretë.

Gianluca Mancini i shënoi të dy golat në fitore, në minutën e 40-të dhe të 66-të.

Wesley Franca i Romës dhe Nicolo Rovella i Lazios u ndëshkuan me të kuq në minutën e 70-të.

Edhe Roma siguron Championsin Futboll 1 muaj më parë Roma siguron Championsin

Lazio në mesin e tabelës i ka 51 pikë, pa gjasa për të kapur ndonjë vend në kupat evropiane, dhe pa rrezikuar rënien.

Elseid Hysaj ishte në bankën rezervë te Lazio në këtë ballafaqim.